Investitorë britanikë, të cilët përfaqësojnë një lob të fuqishëm në Mbretërinë e Bashkuar, vizituan fabrikën e birrës së parë shqiptare në Korçë, ku panë nga afër investimin gjigand. Investitorët u mirëpritën në fabrikë nga presidenti i “IHB GROUP” z.Irfan Hysenbelliu.

Ian Jowett, drejtor i “Construcsion industri” tha për News24: “Kemi ardhur te Fabrika e Birres Korça me zotin Irfan Hysenbelliu, të cilin e kemi takuar përmes projekteve ne Londër. Ai na ftoi te fabrika, për të parë sa e suksesshme është birra “Korça”. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu. Pritja ka qenë shumë e bukur dhe produkti që kemi provuar ishte shumë i mirë. Shija e birrës “Korça ishte e shkëlqyer. Me sipërmarrësin jemi takuar disa herë në Londër dhe kemi punuar për disa projekte.”

Teksa janë njohur nga afër me investimin gjigand, me kushtet bashkëkohore, standardet europiane dhe me një teknologji të përparuar, investitorët janë impresionuar nga fabrika, cilësia, teknologjia e prodhimit dhe nga shija e birrës së freskët, birrës Korça.

Kontabilisti i kompanisë britanike David Bransbury e cilësoi punën në fabrikë shumë profesionale. “Është vërtet mahnitës historiku i kësaj birre me shume se 100 vjeçare. Shija e birrës është më e mira që kemi provuar. Ishte e mrekullueshme te vizitoja vendin tuaj”, tha Bransbury.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa konsulenti i biznesit Patrick Daniel shtoi: “Kemi dëgjuar për historinë e birrës Korça dhe na duket shumë interesante sepse është mbi 100-vjeçare. Birra ka një shije shumë të mirë dhe gjithashtu ka vazhdueshmëri dhe përparim në biznes. Na ka tërhequr vëmendje historia e birrës dhe fabrikës. Gjithashtu na pëlqeu shumë birra, ishte një birrë shumë freskuese dhe shumë e shijshme sidomos në mëngjes. Mikpritja e njerëzve në ketë vend është e jashtëzakonshme. Stafi gjithashtu është shume i dashur”.

Fabrika e birrës Korça e krijuar në vitin 1928 është një aset i industrisë në Shqipëri me standardet më të larta të teknologjisë dhe cilësisë së prodhimit. Fabrika elitare ku prodhohet birra e parë shqiptare birra ‘Korça’ është shndërruar në një pol të rëndësishëm të qytetit juglindor, e frekuentuar dhe vizituar në çdo stinë të vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: