Emisioni investigativ “Le Iene” ka publikuar pamjet nga aksioni i SPAK që zbuloi një call-centre që mashtronte qytetarë të huaj, për të investuar fiktivisht në bursa, dhe u merrte lekët.
Teksa dokumentari ku tregohet çdo hap i mashtrimit, tregon se SPAK ishte bërë gati të hynte në strofllën ku mashtroheshin qytetarët, në katin e 13 të një kulle në qendër të Tiranës, sapo shkojnë në zyra, ato i gjejnë bosh. Madje pamjet në fjalë tregojnë se ambienti është shumë i pastër dhe nuk gjenden prova të pranisë në këtë vend të një call-centre.
Ndërkohë, falë këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe gjurmimit të furgonave me të cilët u bë transportimi i pc-ve dhe të gjithë materialeve, u zbulua se call centre ishte transferuar në një tjetër kullë në Tiranë. SPAK arriti në këto zyra, ku u arrestuan 5 të rinj, që thuhet se ishin duke punuar për shkatërrimin e provave, siç ishin hard diskqe apo dhe materiale të tjera.
Ndërkohë në këto ambiente ishte bërë gati një call-centre i ri, me 500 vende.
