Trajneri i Interit, Inzaghi doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bayern Munchen në Champions.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre shumë të fortë në një stadium të bukur. Por ne e dimë përpjekjen që kemi bërë për të arritur këtu dhe do të shfrytëzojmë shanset tona. Si jemi? Epo, me disa dhimbje si të gjitha skuadrat që luajnë kaq shumë”.

“Por, ne e dimë se cila është rruga jonë në Champions, pozicioni në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Pas kësaj ndeshjeje do të kemi një ditë e gjysmë për të menduar për kampionatin, pastaj sërish Champions, pastaj kampionatin dhe Kupën e Italisë”.

“Është një sezon i gjatë dhe intensiv, por ne jemi krenarë që jemi këtu. Bastoni dhe Calhanoglu u stërvitën me grupin. Dimarco bëri stërvitje individuale, ndërsa Lautaro është mirë dhe do të luajë nesër. Rikuperojmë Barellën pas skualifikimit dhe nuk e kemi Asllanin. Bayern është një skuadër me eksperiencë, që ka arritur në fund të këtij kompeticioni për shumë vite. Ata janë favoritët së bashku me Real Madridin, por ne duam të luajmë një ndeshje të madhe”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb