Më shumë se 97,000 palestinezë janë zhvendosur në Rripin e Gazës gjatë katër ditëve të fundit, tha të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) , duke paralajmëruar se zhvendosja është një “konstante” në Gaza.

“Ndihma humanitare nuk duhet të përdoret kurrë për të ndikuar në lëvizjen e njerëzve”, shkroi IOM në X.

Duke shprehur gatishmërinë me partnerët për të ndihmuar komunitetet e zhvendosura brenda Gazës , agjencia e OKB-së përsëriti thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm dhe akses të plotë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të vepruar.

Izraeli i ka mbajtur të mbyllura të gjitha kalimet në Gaza që nga 2 marsi, duke thelluar krizën humanitare në enklavë. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të dielën se do të lejohet një “sasi bazë ushqimi” për të parandaluar një krizë urie.

Ofensiva brutale e Izraelit në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka vrarë më shumë se 53,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb