Pieper Lewis, 17 vjeç, ka një jetë të vështirë në periferi të Des Moines, Iowa. Për t’i shpëtuar nënës së saj dhunuese, 15 vjeç, ajo u largua nga shtëpia dhe filloi të jetonte në korridoret e një pallati, deri kur një 28-vjeçar, i cili fillimisht u tregua bujar me të u shndërrua në xhelatin e saj, e përdhunoi disa herë duke e detyruar të bëhej viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Vajza u detyrua me dhunë të prostituonte, derisa vrau një nga përdhunuesit e saj, 37-vjeçarin Zachary Brooks, të cilin e goditi për vdekje me 30 plagë me thikë në krevatin e banesës së burrit. Tashmë, pas rrëfimit, një gjykatës ka vendosur se e reja afro-amerikane do t’i duhet të dëmshpërblejë familjen me 150 mijë dollarë, përveç dënimit 5-vjeçar me kusht.
Vrasje nga pakujdesia dhe lëndimi i qëllimshëm, një gjykim që e bën Amerikën dhe botën të argumentojnë.

Vajza u dënua për vrasje me dashje dhe plagosje me dashje, krime të dënueshme me 10 vjet burg.

Përdhunuesi nuk paraqiste rrezik në momentin e vrasjes

Rrëfimi i Lewis nuk u kundërshtua nga prokurorët amerikanë, të cilët megjithatë theksuan se në momentin që u godit me thikë, burri ishte në gjumë, prandaj nuk përbënte rrezik të menjëhershëm. Kjo është arsyeja pse gjyqtari vendosi këtë lloj dënimi, për kompensimin “për gjykatën nuk ka zgjidhje tjetër”, shpjegoi gjyqtari, pasi është një masë e detyrueshme sipas ligjit të Iowa-s. Sa i përket dënimit me kusht 5-vjeçar, nëse thyhej, e reja do të përballej me 20 vite burg.

(Tgcom24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: