TIRANE – Inspektoriati Qendror Teknik ka gjobitur 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure, për periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015. Mësohet se 21 prej këtyre subjekteve janë gjobitur për mungesë dokumentacioni dhe 21 të tjera për cilësinë e karburanteve.
“Bazuar në inspektimet e muajve dhjetor 2014 – janar 2015 nga Inspektoriati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure. Përkatësisht 21 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 21 për cilësinë e karburanteve. Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv.”- thuhet në njoftimin e IQT-së.
Në kuadër të transparencës me publikun, Inspektoriati Qendror Teknik publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore.
(er.nu/BalkanWeb)
