Një sulm me dron ka shënjestruar vonë në mbrëmje një bazë ushtarake në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, në Irak. Lajmi është konfirmuar nga dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP.

Sipas njërit prej burimeve, droni u rrëzua jashtë murit perimetral të bazës, duke goditur depo dhe struktura të përkohshme në zonë. Si pasojë e shpërthimit u shkaktua edhe një zjarr, ndërsa autoritetet ndërhynë për ta vënë situatën nën kontroll.

Baza ushtarake në aeroport deri vonë ka pritur trupa të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të angazhuar në luftën kundër grupeve xhihadiste.

Që nga fillimi i luftës së nisur nga SHBA-të dhe Izraeli kundër Iranit, grupe të armatosura pro-iraniane në Irak kanë kryer disa sulme ndaj trupave amerikane dhe objekteve ushtarake në Irak dhe në zona të tjera të Lindjes së Mesme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb