Televizioni shtetëror i Iran raportoi të premten se një këshill i lartë udhëheqësish është mbledhur për të diskutuar organizimin e një seance të Asamblesë së Ekspertëve, organi që ka kompetencën për të zgjedhur liderin e ri suprem të vendit.
Sipas raportimeve, në këtë këshill bëjnë pjesë presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholam Hossein Mohseni Ejehi dhe kleriku Ayatollah Ali Reza Arafi.
Deklarata nuk dha një afat të saktë për zgjedhjen e liderit të ri, ndërsa bëhet e ditur se Asambleja po zhvillon takimet në mënyrë virtuale, pasi kompleksi i saj në qytetin Qom është goditur nga sulmet e Izrael.
