Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha të hënën se Irani nuk po kërkon armë bërthamore, të cilat udhëheqësi i saj suprem i kishte ndaluar në një dekret, duke shtuar në Twitter se politikat e SHBA po dëmtonin popullin iranian dhe shkaktuan tensione rajonale, shkruan Euronews.

“Ayatollah Ali Khamenei kohë më parë tha se nuk po kërkojmë armë bërthamore, duke lëshuar një fatwa (dekret) që i ndalon ata,”. Terrorizmi ekonomik i SHBA-së po dëmton popullin iranian dhe po shkakton tensione në rajon”, tha Zarif në një postim në Twitter.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb