VIENE- Irani dhe fuqitë e mëdha kanë arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian, bëri të ditur një burim diplomatik.

“Marrëveshja është arritur”, theksoi i njëjti burim në përfundim të 21 muajve negociatash dhe një raundi final prej më shumë se 17 ditësh negociatash të vështira në Vjenë për zgjidhjen e kësaj çështjeje që ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërkombëtare që prej 12 vjetësh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb