IRAN-Dy provinca në Iran kanë vendosur t’u vendosin targa edhe deveve. Në provincat Sistan dhe Belucestan të Iranit, do t’ju vendosen targa mbi 130 mijë deveve.
Ky veprim është ndërmarrë për shkak të problemeve të shumta në trafik, që shkaktohen pikërisht nga këto kafshë.
Fillimisht do të regjistrohen 35 mijë deve, ndërsa në fazën e dytë numri tyre do të jetë dyfish më i madh.
“Pas Vitit të Ri, do të bëjmë regjistrimin e çdo deveje që lëviz në rrugë, sepse ato janë shkaktare të një numri të madh të aksidenteve, kryesisht gjatë natës”, thuhet në komunikatën e task-forcës që po merret me këtë projekt.
(da.xha/BalkanWeb)
