Irani thuhet se i ka vënë objektet e tij bërthamore në gatishmëri të lartë, duke u përgatitur për një sulm ose nga Izraeli ose nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas një raportimi nga mediat ndërkombëtare , Teherani ka vendosur lëshime shtesë të sistemit të mbrojtjes ajrore rreth objekteve kryesore bërthamore.
“Autoritetet iraniane thjesht janë duke pritur për sulmin dhe duke e parashikuar atë çdo natë dhe gjithçka është vënë në gatishmëri të lartë, madje edhe në vende për të cilat askush nuk di “, tha një burim për agjencinë e lajmeve, duke thënë se shqetësimet janë rritur nga retorika e presidentit të ri të SHBA, Donald Trump.
(BalkanWeb)
