TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në parlament dhe për deklaratën e Edi Ramës për sulmin kibernetik dhe se pse nuk u kërkua zbatimi i artikullit 5 të NATO-s.

Ai tha se Rama së pari duhet të kërkonte këtë nen për nxjerrjen e të dhënave nga patronazhistët.

“Tha se do i kërkoja NATO-s të heqë artikullin 5 Pandeli, po ta kërkojë atë për Iranin, të kërkojë njëherë për patronazhistët artikullin 5 të NATO-s. Kush i nxori të dhënat e patronazhistëve, Irani i nxori apo Ajatollahu i kryeministrisë i nxori ato? Arrogancë, mashtrim, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, deklaroi Berisha.

Duke vijuar me çmimin e energjisë, ai akuzoi Ramën se i ka rritur çmimin dhe kishave e xhamive.
“A e dini ju pse shqiptarët marrin bukën me çmimin më të lartë në Europë? E marrin sepse keni rritur energjinë në janar 2022 nga 71 në 225 lekë kilovatin për furrxhinjtë. Një rritje të tmerrshme keni bërë për kishat, xhamitë, institucionet e kultit, nga 71 lekë ua keni ngritur në 225 lekë energjinë.
Po ç’patët me kishat, xhamitë, apo u kthyet në instinktet e etërve tuaj. Janë me dhjetëra kisha, katedrale, xhami që ua keni bërë energjinë me 225 lekë. U rikthyet në instinktet atërore, pashpirtësi, arrogancë, vjedhje. Kjo është ajo që u ofroni sot shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb