Ish-diplomati Arben Çejku i ftuar në “News24” foli për luftën e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit.

Gjatë intervistës në studio, Çejku u shpreh se nëse kjo luftë do të zgjasë atëherë pasojat do të jenë më të rënda, duke shtuar se do të preket edhe sfera ekonomike.

“Kjo është një luftë që tashmë po ndodh dhe e mira do të ishte të përfundonte sa më shpejt. Vala goditëse duhet të kuptojmë që është edhe financiare apo ekonomike pasi sjell pasoja shumë të rënda”, tha ai.

Irani në retorikën e vet, në përpjekje për përgatitje bërthamore, herë pas herë ka kërcënuar Izraelin me zhdukje dhe gjithmonë ka qenë në konflikt të hapur me Izraelin. Dhe më pas erdhën në këtë rezultat, pra në këtë konflikt të pashmangshëm. Në Lindjen e Mesme Izraeli dhe Irani kanë qenë dy faktorë. Irani ka fuqitë e veta dhe gjithmonë është përgatitur për betejë…SHBA sot janë një fuqi e fortë botërore. Rusia në konfliktin e saj me Ukrainën ka treguar dobësi. Është një vend që ka patur dhe ka kapacitete për prodhimin e armëve bërthamore. Është një kërcënim bërthamor dhe kur ka kërcënuar Izraelin me zhdukje e ka kërcënuar me pretendimin për ta goditur me armë bërthamore. Por edhe sot që flasim rreziku është i madh sepse nuk i dimë kush i kontrollon këto armë bërthamore”, shtoi ai.

Gjithashtu një koment e dha edhe për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me këtë luftë, dhe përshkallëzim të sulmeve, duke u shprehur se është e rëndësishme që në këtë fazë, Shqipëria duhet të përcaktojë qëndrimin e saj.

Më tej nënvizoi se Shqipëria e ka detyrë të mbajë qëndrim si anëtar i NATO-s dhe gjithashtu Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të ishte mbledhur

“Përtej çdo simpatie për popullin iranian, sepse civilët janë të pafajshëm, port ë pafajshëm ishin edhe ata që u masakruan nga Ajatollahu. Sot, në këto rrethana ne duhet të përcaktojmë qëndrimin tonë. Edhe vendet e tjera po ashtu duhet të përcaktojnë qëndrimin e tyre. Prej kohësh Shqipëria ka marrë masa për t’u mbrojtur nga sulme kibernetike por armiku nuk godet gjithmonë në të njëjtin vend. Duhet të kemi kujdes sepse ka edhe aleatë të tjerë. Dhe duhet treguar kujdes. Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të mblidhet sepse nuk e kuptoj se kur tjetër do të duhej të mblidhej. Ne kemi patur marrëdhënie të mira edhe me Iranin ndoshta. Por Irani ishte një teokraci që shtypte popullin e vet. Me kapacitetet që kemi ne, vendi duhet të jetë në konsultë të vazhdueshme me partnerë ndërkombëtar. Ne nuk na kërkohet të mbajmë qëndrim publik, por te krijohen facilitete. Në aspektin diplomatic, në përgjithësi jemi të limituar, duhet të jemi më të matur”, tha ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: