Departamenti Amerikan i Shtetit tha të shtunën se kishte “dëgjuar raportime se Republika Islamike e Iranit po përgatit (me shumë mundësi) sulme që synojnë bazat amerikane” në gadishullin arabik dhe Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë, DASH paralajmëron se Irani do të përballet me “një goditje shumë, shumë të fuqishme” nëse do të niste një sulm të tillë dhe i bëri të qartë Teheranit të mos “luajë lojëra me Presidentin Trump”.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump tha më herët se ishte njoftuar që “vrasjet në Iran kanë ndaluar”, por shtoi se nuk e kishte përjashtuar veprimin ushtarak kundër vendit.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar ulën numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar.

Zyrtarët i thanë CBS, partnerit amerikan të BBC-së, se një tërheqje e pjesshme e trupave amerikane ishte një “masë paraprake”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb