Qeveria iraniane ka vendosur që gratë të veshin hixhabin. Ky vendim vjen pas disa muajve protestash që kërkoni fundin e kufizimit në veshje.

Një deputet iranian i linjës së ashpër i ka lëshuar një ultimatum gjyqësorit për të marrë masa për t’i dhënë fund grave që shkelin rregullat për shamitë, brenda 48 orëve të ardhshme.

Protestat masive që shpërthyen në të gjithë Iranin në shtator janë shtypur kryesisht nga forca brutale.

Por, disa gra vazhdojnë të sfidojnë rregullat për mbajtjen e një shamie të detyrueshme në publik. Videot dhe fotot e postuara në internet tregojnë se rritja e zhgënjimit dhe zemërimit me kufizimet është ende një forcë e fuqishme në shoqërinë iraniane.

Një video e postuar këtë javë tregon një burrë duke i hedhur një legen me kos në fytyrë një gruaje të pambuluar. Veprimi i tij u prit me zemë Protestat përfshiu Republikën Islamike pas vdekjes në shtator të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: