Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani mund t’i drejtohet Shteteve të Bashkuara nëse dëshiron të negociojë për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.

Në një intervistë për Fox News, Trump theksoi se komunikimi mbetet i hapur, duke shtuar se ekzistojnë kanale të sigurta për kontakte direkte mes palëve.

Në të njëjtën kohë, përpjekjet diplomatike kanë pësuar një pengesë të re. Presidenti amerikan anuloi një vizitë të planifikuar në Pakistan të të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, kishte zhvilluar takime vetëm me zyrtarë pakistanezë gjatë vizitës së tij në Islamabad, përpara se të largohej.

Sipas raportimeve, Araqchi është rikthyer sërish në Pakistan, pavarësisht mungesës së përfaqësuesve amerikanë, duke lënë të paqartë ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve për dialog.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb