Në “News24 Fundjavë” ishte sot i ftuar analisti Endri Tafani, ku në një bisedë me Megi Latifin foli në lidhje me zhvillimet e fundit ndërkombëtare, nga protestat masive në Iran e deri tek arrestimi i Nikolas Maduros.

“Iranianët nuk i referohen si protesta por në fakt i referohen si revolucion, pasi protestat janë masive dhe shtrihen në të gjithë vendin. Ka ndodhur që protestuesit kanë marrë nën kontroll edhe qytete, ka pasur sulme ndaj objekteve të kultit, ndërtesave qeveritare dhe forcave të rendit.
Në dallim nga herët e tjera numri i protestuesve është shumë i madh dhe vijojnë në kohë, prej të paktën dy javë.
Edhe reagimi i pushtetit është gjithashtu shumë i ashpër.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se ka pasur një konvertim të madh të besimtarëve nga myslimanë në katolikë, me dhjetëra xhami që janë mbyllur për shkak të mungesës së besimtarëve. Kjo sipas Tafanit vjen pasi feja shihet si një nga arsyet pse vendi ndodhet në situatën ku është sot.

Sipas tij iranianët kanë një ndjesi të fortë patriotizmi, që bie ndesh me qedrimin e fesë, ku feja vjen para kombit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb