Vizita e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Kanada dhe pjesëmarrja e tij në samitin e G7 rezultuan të ishin më të shkurtra nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ndërsa gazetarët po prisnin me furgonë për të ndjekur udhëtimin e tij drejt “fotos familjare” të udhëheqësve dhe darkës në një fushë golfi në Kananaskis, u njoftuan për një ndryshim të papritur: presidenti do të kthehej menjëherë në Uashington.

Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, deklaroi përmes një postimi në rrjetin X se vendimi u mor për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Gjatë ditës, Trump kishte bërë disa deklarata për shtyp, ku theksoi nevojën për çmontimin e plotë të programit bërthamor të Iranit dhe deklaroi se Irani nuk po e fiton luftën kundër Izraelit.

Sipas Fox News, Trump ka udhëzuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare të jetë në gatishmëri për një takim urgjent. Ai do të ketë të gjitha mjetet e komunikimit të sigurt në bord të Air Force One gjatë kthimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb