Ndërkohë që prej javësh Irani po digjet nën pushtetin e protestave masive, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nëse është e nevojshme do të dn☺7rhyjë në mbështetje të protestuesve.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka dërguar një mesazh me simbolikë historike dhe fetare Presidentit Trump, duke paralajmëruar se arroganca dhe ushtrimi i pushtetit pa respekt çojnë në mënyrë të pashmangshme në disfatë. Në postimin e tij, Ajatollah Ali Khamenei i referohet Faraonit, duke vënë në dukje se, ndërsa ishte në kulmin absolut të pushtetit të tij, ai zgjodhi rrugën e konfrontimit asimetrik dhe konfliktit arrogant pa respekt, të cilat, sipas tij, çuan në humbjen dhe rënien e tij.
Në të njëjtin kontekst, udhëheqësi suprem i Iranit beson se një fat i ngjashëm do ta ketë edhe presidentin amerikan, të cilin e përshkruan si “Faraoni Trump”, duke e vendosur atë në një zinxhir më të gjerë historik udhëheqësish që, sipas tij, e mbivlerësuan pushtetin e tyre.
Khamenei deklaron konkretisht se “ky baba që rri aty me arrogancë dhe krenari, duke gjykuar të gjithë botën”, duhet ta dijë se tiranët dhe njerëzit arrogantë në histori zakonisht rrëzohen kur janë në kulmin e pushtetit të tyre.
Në mesazhin e tij, ai rendit figura të tilla si Faraoni, Nimrodi, Reza Khan dhe Mohammad Reza, duke vënë në dukje se të gjithë ata u shembën në momentin që ndiheshin të plotfuqishëm, duke sugjeruar se i njëjti fund e pret edhe udhëheqjen aktuale amerikane.
Ai përfuhndon se se Donald Trump “do të rrëzohet gjithashtu”, duke e paraqitur konfliktin me Shtetet e Bashkuara jo vetëm si një përballje politike ose gjeostrategjike, por si një model historik dhe moral që, sipas tij, po përsëritet.
آن بابایی که با نخوت و غرور نشسته آنجا راجع به همهی دنیا قضاوت میکند، او هم بداند که معمولاً مستبدّین و مستکبران عالم، از قبیل فرعون و نمرود و رضاخان و محمّدرضا و امثال اینها، وقتی که در اوج غرور بودند سرنگون شدند،
این هم سرنگون خواهد شد.#مثل_فرعون pic.twitter.com/hxzJVQQOiL— KHAMENEI.IR | فارسی (@Khamenei_fa) January 11, 2026
