Kuvajti ka qenë objekt i një sulmi me raketa dhe dronë nga Irani në orët e para të mëngjesit, sipas njoftimit zyrtar të Forcave të Armatosura të Kuvajtit.

Autoritetet ushtarake bënë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar menjëherë për të interceptuar sulmet. Sipas deklaratës së publikuar në rrjetet sociale, shpërthimet e dëgjuara në territorin e vendit janë rezultat i operacioneve të përgjimit nga sistemet mbrojtëse.

“Mbrojtja ajrore e Kuvajtit po përballet me sulme armike me raketa dhe mjete ajrore pa pilot. Shpërthimet janë pasojë e përgjimit të tyre”, thuhet në njoftim, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb