Bahrain ka konfirmuar se një strukturë kyçe e lidhur me Amazon Web Services (AWS) është prekur gjatë një sulmi të fundit iranian, ndërsa raportohet se edhe selia e operatorit kryesor të telekomunikacionit Batelco është shembur. Sipas raportimeve, Irani ka shënjestruar infrastrukturën telekomunikuese të vendit, përfshirë objektet në Hamal, ku ndodhen facilitete të rëndësishme të Batelco-s. Kompania është ofruesi më i madh i telekomunikacionit në Bahrein dhe luan një rol kyç në ofrimin e shërbimeve të internetit për AWS në rajon.

Objekti i goditur përmban infrastrukturë kritike të cloud-it, e përdorur gjerësisht në Lindjen e Mesme. Raportet e fundit kanë evidentuar ndërprerje të shërbimeve të AWS në Bahrein, të lidhura me aktivitetin e dronëve gjatë përshkallëzimit të konfliktit.

Tensionet duket se po zgjerohen përtej fushëbetejës tradicionale. Iran ka paralajmëruar se mund të shënjestrojë kompani të mëdha amerikane të teknologjisë në rast se vazhdojnë sulmet ndaj drejtuesve iranianë.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars News Agency, në listën e paralajmërimeve përfshihen gjigantë të teknologjisë si Apple, Microsoft, Google, Meta, IBM, HP, Intel dhe Tesla. Ngjarja shënon një përshkallëzim të ri të konfliktit, duke përfshirë tashmë edhe infrastrukturën dixhitale dhe kompanitë globale si objektiva të mundshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: