Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka sulmuar qendrën e të dhënave të kompanisë amerikane Oracle në Dubai.

“Ne kemi goditur qendrat e të dhënave të dy kompanive amerikane – Oracle në Dubai dhe Amazon në Bahrein. Më parë kemi paralajmëruar se veprimet tona në përgjigje të vrasjes së iranianëve do të synojnë shkatërrimin e makinerisë terroriste”, thuhet në deklaratë.

Më parë, Irani tha se kishte sulmuar një qendër të Amazon cloud computing në Bahrein.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb