Presidenti i SHBA, Donald Trump replikoi me një gazetar pasi ky i fundit tha se Irani është “i dobët”. Irani ka humbur kohët e fundit aleatin e tij në Siri pas rrëzimit të regjimit të Asadit. Aleati i tij në Liban, Hezbollahu, gjithashtu është dobësuar rëndë.
“Ata nuk janë të dobët. Ata janë shumë të fortë,” thotë Trump për Iranin, duke shtuar se vendi ishte në një pozitë të keqe pasi ai la postin pas mandatit të tij të parë si president.
“Ata u bënë shumë të fortë shumë shpejt. Ata i shitën sasi masive nafte Kinës dhe gjithë të tjerëve,” thotë ai, duke e quajtur Iranin “shumë të pasur”.
Por presidenti amerikan thotë se “Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”.
Trump dhe Netanyahu kanë përfunduar së foluri me gazetarët, të cilët i kanë bërë Trump një sërë pyetjesh në lidhje me konfliktin në Gaza, si dhe në Ukrainë. Siç ka thënë më parë, Trump përsëriti pretendimet se luftërat nuk do të kishin ndodhur nëse ai do të kishte qenë president.
