Presidenti i Iranit ka shprehur shpresën se bisedimet me Omanin mund t’i japin fund gjendjes së tensionuar të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, të përshkruar nga Teherani si një situatë “as luftë, as paqe”.

Në këtë kuadër, Irani ka renditur edhe kërkesat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej pikave më strategjike të transportit të naftës në botë.

Mes kushteve të vendosura nga Teherani janë heqja e sanksioneve amerikane dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani synojnë uljen e tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, ndërsa çështja e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb