Ish-gjyqtari Skënder Haluca i ftuar në emisionin “Oponencë” ka lëshuar akuza drejt Irena Gjokës, gjyqtarja që rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash.
Haluca tha se Gjoka do të dalë në përgjimet e Ergys Agasit, pasi ajo njihet si gjyqtare me lidhje me botën e krimit.
“Irena Gjoka, gjyqtare kamikaze, që në 30 vitet e fundit është përdorur barbarisht që me emërimin, komandimin si kryetare e gjykatës kundër krimit dhe korrupsionit. Është përfolur për lidhje me botën e krimit. Mos u çudisni kur tju dalë në përgjimet e Ergys Agasit.
Berisha e ka shkarkuar dhe më pas e ka riemëruar në Gramsh. Ka patur 2 herë konflikt interesi në çështjen e Berishës”, tha ish-gjyqtari Skënder Haluca.
Skënder Haluca: Irena Gjoka, gjyqtare kamikaze, që në 30 vitet e fundit është përdorur barbarisht që me emërimin, komandimin si kryetare e gjykatës kundër krimit dhe korrupsionit. Është përfolur për lidhje me botën e krimit. Mos u çudisni kur tju dalë në përgjimet e Ergys Agasit.
Po heton 3 liderët e opozitës, kryetarin e PD Sali Berisha, kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha e ka shkarkuar dhe më pas e ka riemëruar në Gramsh. Ka patur 2 herë konflikt interesi në çështjen e Berishës.
