Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, përdori krahasime letrare, me personazhe të letërsisë, duke kujtuar komedinë e Eugène Ionesco.

“Do të kaloj pak në letërsi tani. Në një qytet hyn një bishë, Rinoceronti, që kur i prekte njerëzit, i shndërronte në bisha. Këtu Bisha është Rama, ndërsa Irena Gjoka është noçka e bishës.

Rinoceronti është askush, as më pak as më shumë sesa Rama duro! Nuk mund të jetë njeri tjetër veç Ramaduros. Në komendinë e Ionesco vinte koha që aftësinë për të çuar në bishë të tjerët e fitonte dhe noçka e atyre që ishte bërë bisht nga rinoceronti. Irena me noçkën e saj, cilindo që prek, i bën me noçkë. Ndaj ju them shqiptarëve se pse jam këtu. Shoqja e Lindës së Surrelit dhe e Ergys Agasit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: