Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi se ky i fundit po shkel rregulloren e Kuvendit.
Ai tha se Peleshi lexon njësoj manualin e pushkës, me rregulloren e Kuvendit.
“Rregulloren e Kuvendit e lexuat si manual pushke 56. Si qenka manuali njësoj me rregulloren? Mua rregullorja më jep të drejtën që të bëj pyetje ndaj institucioneve të pavarura. Nuk e përcakton nëse pyetja duhet të jetë me shkrim apo gojë. Dhe manuali juaj i pushkës 56 s’e përcakton nëse do të jetë me gojë apo shkrim.”, tha Boçi.
Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i Peleshit i cili citoi për rregulloren e Kuvendit.
“Nuk është etike që të shtrembërojmë fjalët e njëri-tjetrit. Unë fola për Kushtetutën, që njeh jo vetëm të drejtat e deputetëve, por dhe të qytetarëve. Më pas shkova të rregullorja; e cila nuk thotë se si bëhen pyetjet. Thotë që vijohet me pyetjet. Nuk thash që manuali është mbi rregulloren”, tha Peleshi.
