PRISHTINE – Isa Mustafa ka thyer heshtjen disaditore, duke deklaruar pa asnjë dyshim se ai do të jetë Kryeministri i ri i Kosovës.
Këtë deklaratë, Mustafa e ka bërë gjatë një interviste të shkurtër, teksa po dilte nga një takim me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
“Unë do të jam kryetar i Qeverisë së Kosovës”, – ka thënë Mustafa.
Mustafa nuk përmendi emra ministrash dhe as nuk konfirmoi emrat e publikuar në media ditët e fundit.
(er.nu/BalkanWeb)