Çështja e Aleksander Isak është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Sulmuesi suedez dëshiron transferimin te Liverpool, por gjërat nuk janë aspak të lehta, pasi Newcastle po reziston mirë.

Isak fluturoi për në Newcastle të shtunën pasdite pasi ishte stërvitur  me ish-skuadrën e tij Real Sociedad, pasi refuzoi të bashkohej me turneun para-sezonal të Neëcastle në Azi.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, foli për situatën e lojtarit, duke lënë të hapur gjithçka. Ai u shpreh se nuk e di çfarë do të ndodhë tani që Liverpool po përgatit ofertë tjetër për sulmuesin, me gjërat që me siguri do të sqarohen në vijim.

Newcastle nuk dëshiron ta shesë dhe e vlerëson Isak në 150 milionë paund.  Kujtojmë që oferta e The Reds e refuzuar të premten, nuk shkon më shumë se 110 milionë paund.

E gjithë kjo është kthyer në një lojë nervash, teksa javët në vijim do jenë vendimtare. Isak ka shënuar mbi 20 gola në sezonin e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb