Real Madrid ka prezantuar sot portierin Thibaut Coutois, ndërsa dje i është larguar mesfushori Mateo Kovacic.
Edhe pse ka patur disa lëvizje në shtëpinë e ‘galaktikëve’ të tjera pritet të ndodhin, madje edhe me bujë më të madhe. E para është largimi i Modric, por për të ende nuk ka asgjë të sigurtë.
Gjithsesi, spanjolli Isco ka zbuluar një plan të Fiorentino Perez. Sipas “Don Balon”, lojtari ka rrëfyer se numri 1 i Real Madrid po përgatitet për të sjellë në “Bernabeu” mesfushorin Thiago Alcantara.
Me largimin e Mateo Kovacic, Lopetegui ka kërkuar një nënshkrim për mesfushën dhe Florentino Perez është i bindur të hidhet në sulm për lojtarin e Bayern.
Thiago ka qenë për shumë kohë në listën e Real dhe tani duket momenti përfundimtar për t’u hedhur në sulm për të. Bavarezët janë të hapur për ta shitur ish-lojtarin e Barcelona-s.
(e.k/BalkanWeb)
