GREQI – Ish¬ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe të klasës politike në vend. Por ketë herë jo më me deklaratat e tij për krizën e borxhit me Greqinë, por me veshjen e shfaqur në Parlament.
Gjatë një seance parlamentare në Athinë, ai u prezantua me një këmishë rozë dhe me një dizajn që sipas mediave të huaja, është cilësuar si shumë i veçantë. Për këtë veshje ish¬ministri i Financave tërhoqi jo vetëm vëmendjen e fotografëve, por edhe të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Tsipras duke mbrojtur punën e ish-ministrit iu drejtua kundërshtarëve politik duke thënë se “mund të thoni që Yanis ka gusto të këqija për këmishat, por jo se është një hajdut”. (er.cu/BalknanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb