Ish-ambasadori kinez, Gao Yusheng ka kritikuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës.
Në një komunikim për mediat ai ka deklaruar se Rusia e ka humbur plotësisht Ukrainën.
Gao Yusheng gjithashtu u shpreh se lufta e Rusisë po dështon dhe se sipas tij shkeljet dhe veprimet e presidentit rus Vladimir Putin janë kërcënimi më i madh për paqen, sigurinë dhe stabilitetin Euroazi.
“Mund të them se Rusia e ka humbur plotësisht Ukrainën.”, ka thënë ai.
Ndërkohë lufta ruse në Ukrainë vijon që prej 24 shkurtit. Ukrainasit janë treguar të vendosur në mbrojtjen e vendit të tyre.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se fitorja fillestare do të ishte tërheqja e forcave ruse në pozicionet që kanë pushtuar para pushtimit të 24 shkurtit.
(BalkanWeb)
