Tre gra dhe një i vdekur. Nuk është titulli i një filmi, por historia e pabesueshme e treguar nga gazeta online “Il Secolo XIX” dhe që ka ndodhur në La Spezia.

Vdekja e protagonistit bëri që ish-bashkëshortja dhe partnerja e tij të vajtonin burrin në morg, megjithëse në dhoma të veçanta, por në momentin e zgjidhjes së disa dokumenteve zbuluan ekzistencën e një gruaje të tretë, gruas legjitime të burrit.

Në momentin e përfundimit të dokumenteve burokratike për varrimin, një punonjës i bashkisë iu afrua dy zonjave me takt dhe habi, duke u thënë se ishte gruaja ajo që duhej të firmoste, shpjegon gazeta. Problemi është se emri dhe mbiemri i të dyve nuk përputhej me atë në aktin e regjistrimit zyrtar që tregonte gruan. Kështu doli se ishte një grua e tretë, me të cilën burri ishte martuar shtatë vjet më parë dhe për të cilën shumë pak e dinin se ekzistonte. Megjithatë ishte kështu, gjithçka ishte e shkruar bardhë e zi, në certifikatën e martesës”.

Ndërsa dy zonjat e para kaluan nga e qara në zemërim brenda pak sekondash, gruaja e tretë, gruaja legjitime e të ndjerit, u gjet në një apartament në një ndërtesë në qendër të qytetit. Gruaja nuk dinte asgjë për vdekjen e të shoqit dhe pasi shpërtheu në lot iu desh të nxitonte në morg për të firmosur dokumentet më të fundit në lidhje me varrimin e burrit, duke u përplasur kështu me shikimet e tërbuara të ish-bashkëshortes dhe partneres së tij.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb