TIRANE– Ish bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Matilda Makoçi ishte e ftuar këtë të dielë nga Adi Krasta në emisionin ‘E Diell’. Aktorja ka folur për të rininë e saj si dhe marrëdhënien që ka me djalin e saj të vetëm Greg Ramën. Moderatori Adi Krasta nuk nguroi ta ngacmojë edhe për kohën e gjimnazit, por Matilda u shpreh se atë e respektonin dhe maksimumi që i kanë kushtuar është vetëm një këngë.
Krasta: Djemtë në atë kohë në gjimnaz…si me thënë, ke marrë ndonjë letër dashurie?
Makoçi: Kishin respekt, jo. Më kanë kënduar një këngë
“O Matilda o Matilda, zemra për ty më rreh tik-tak, të dua përjetë”
Poezia është lloji më i mrekullueshëm letrar.
Krasta: Dua të të bëj edhe një pyetje të fundit, t’i je aktore dhe mama.
Makoçi: Po jam dhe mama.
Krasta: Është i rritur, ke informacion për jetën e tij?
Makoçi: Natyrisht që m’i thotë të tëra, sa mundet mosha e tij të tregojë. Zgjedh se çfarë më thotë.
Krasta: Ne jemi plakur tashmë
Makoçi: Mosha bën të vetën, koha ikën…
(d.d/BalkanWeb)
