Modelja Elisabetta Gregoraci i është përgjigjur biznesmenit miliarder Flavio Briatore, ish-bashkëshort i saj, pas deklaratës së këtij të fundit, se pavarësisht ankesave pas divorcit, asaj në fakt i kanë shijuar apartamentet dhe luksi që ai i ka siguruar.

Gregoraci në fakt thotë se ajo punon vetë.

“Më vjen për të vjellë kur e dëgjova. Unë punoj vetë. Madje nuk kam rreshtur së punuari edhe kur kam qenë gruaja e tij. Të gjithë ato që ai thotë se kam përfituar nga martesa me të, i humba kur u divorcuam”, ka deklaruar ajo.

Gregoraci tha pak ditë më parë se Briatore nuk e vlerësonte, madje ditën e varrimit të nënës së saj, i kishte kërkuar të shkonin në diskotekë.

Briatore nga ana tjetër tha se ajo nuk ishte ankuar më parë, pasi shijonte priviligjet e pasurive të tij.

“Kalonte dy muaj në vit pushime në Sardenia, udhëtonte me avion privat, i bleva shtëpi në Londër, Montecarlo, Romë, kishte gjithë të mirat.

Dhe unë s’do doja kurrë ta shihja keq, pasi ajo është nëna e djalit tim”, pati deklaruar Briatore, që solli reagimin e radhës të Gregoracit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb