Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kanë marrë pjesë në aktivitetin me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ende vijon të ketë një hendek mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen. Ndërsa foli në krah të ish-deputetit të PD Dashnor Sula, tashmë Kryeinspektor, Rama tha se më herët nuk e kishte kursyer as vetë kryeministrin me akuza dhe tashmë mbetet për t’u parë se si do të sillet në krye të kësaj detyre.
“Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna t’i sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në të njëjta situata që i ndeshim më rrallë se më parë.
Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm, formimi juridik është i rëndësishëm… këtu jemi vend i vogël për t’u ndarë dhe kur vjen puna te politika ndarja është e natyrshme por kur vjen puna te politika mirë është që të bashkëpunojmë. Edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur ka qenë në parlament tani ta shohim se si ka bërë gjëra për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne…”, tha ai.
