Deputeti i PD, Klevis Balliu, në lidhje me Arbi Agalliun në përgjimet e zv.kryeministres Belinda Balluku tha se këtë rast e kanë denoncuar 3 vite më parë.
Ai shton se ky nuk është një skenar i ri pasi ish-deputeti i PD Agalliu ka qenë njeriu i Lulzim Bashës.
“Ju po flisni për një që e kemi denoncuar si njeri të Ballukut, kur ne ishim në beteja me Lulzim Bashën. Dhe ju tani e nxirrni si skena të ri këto janë nga ai televizoni ‘a bela C’. E kemi denoncuar gjithë ditën. Luli ishte ditë e natë tek preri i Ballukut dhe i Ramës.”, tha Balliu
