Ish-deputeti Dashamir Tahiri, theksoi se “Shoqata Çamëria” po kalon një proces ringritjeje të strukturave.
Ai akuzoi kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si person përgjegjës për dobësimin e strukturat të shoqatës, dhe sipas tij, ‘çamët e kanë pushuar nga puna’.
“Sot është Shoqata Çamëria në ringritje, se siç e dini, janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Janë mbledhur nga komuniteti çam, shqiptarët e Çamërisë. Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para.
Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan.
Ai është faktori kryesor që i ka marrë peng të gjitha, por çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi. Çamët do ringrihen në të gjitha rrethet kudo që janë dhe do bëhen edhe më të fortë seç ishin.”, tha Idrizi.
