TIRANË

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se duan të vendosin juntën ushtarake në vend.

Ai kujton përdorimin e gazit lotsjellës në protestë, duke e quajtur metodë kriminale të denjë për aksione ushtarake. Sipas tij tani urdhrat në polici i jep ushtria.

Ndërkohë Brahimllari publikon dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave që udhëzon përzgjedhjen e forcave Komando për struktura të veçanta të Policisë së Shtetit.

STATUSI I BRAIMLLARIT
Sandër Lleshi kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit.
Udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 276, date 27.2.2019 “Për të veshur policë, forcat komando të ushtrisë” tregon qartë që Sandër Lleshi, me urdhër të Edi Ramës, kërkon të vendos juntën ushtarake në vend.

Metodat kriminale të përdorura në protestën e opozitës, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denjë vetëm për aksione ushtarake, tregon qartë se urdhrat në polici tani i jep ushtria.
Forcat Komando e kanë të përcaktuar qartë misionin e tyre dhe ato janë krenaria jonë. Forcat Komando kanë kryer misione në Irak, Afganistan dhe vende të tjera.

Ku e gjen guximin Sandër Lleshi që vendos forcat speciale të ushtrisë kundër qytetarëve të tij?! Si mund të vendosen forcat komando, që kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, të veshur si policë përballë qytetarëve në protesta demokratike?!

Si mund të vihen forcat speciale të ushtrisë kundër popullit të tij?! Këto janë urdhra politik tipik si në sistemet diktatorial që përdorin ushtrinë për të shtypur urrejtjen popullore. Nuk do ketë skemë ushtarake të Sandër Lleshit që do ndali revoltën popullore kundër këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal që rëndon mbi qytetarët e vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb