TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka thotë se Shqipëria ka rënë me 4 pozicione nga një vit më parë në indeksin global të drejtësisë.

Sipas saj, kjo nuk do të ishte hera e parë që të vërtetat na përplasen në fytyrë, duke nxjerrë zbuluar propagandën e gatuar në zyra të brendshme e të jashtme, për të shitur “pastërtinë e drejtësisë së re”.

POSTIMI I PLOTË
Ndërsa tam-tamet e qeverisjes bien për purifikimin e sistemit të drejtësisë, Indeksi Global i Drejtësisë na tregon krejt të kundërtën.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që të vërtetat na përplasen në fytyrë, duke nxjerrë zbuluar propagandën e gatuar në zyra të brendshme e të jashtme, për të shitur “pastërtinë e drejtësisë së re”.
Indeksi Global i Drejtësisë e rendit vendin tonë më keq se një vit më parë, duke rënë me 4 pozicione e duke konfirmuar që treguesit e sistemit të drejtësisë, po çalojnë gjithnjë e më shumë.
Shqipëria ka jo vetëm përkeqësimin më të madh, por është e fundit në rajon, e lënë shumë pas nga Serbia, e cila ka përmirësuar me 5 vende pozicionin e saj.
Shqiptarët që përballen çdo ditë me këtë sistem të kalbur prej gjenezës, e dinë mirë se meritojmë plotësisht të renditemi mes Kamboxhias, Pakistanit, Afganistanit e të tjera, por janë të detyruar të ngopin barkun me lugën bosh që u ofron Edi Rama dhe ndërkombëtarët që i shërbejnë atij, të cilët nuk lënë rast pa reklamuar deformimin që i kanë bërë drejtësisë me paramendim.
Edhe pastaj habitemi pse nuk na çelen negociatat?!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb