Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku Shkreli, ka reaguar pas shoqërimit të dy aktivisteve gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shamku bën me dije se në Komisariatin nr. 3 janë shoqëruar antropologia gjuhësore amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja.
“Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës.
“Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës.
Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u arrestua sot.
Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’
Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të arrestuara Carrie dhe Elsa!”, shkruan ajo.
Reagimi i saj vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe shoqërimin e disa pjesëmarrësve. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin.

