Ish-diplomatë të lartë iranianë janë duke shprehur kritika të hapura nda qeverisë së tyre, duke paralajmëruar se duke dështuar në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe furnizimin me dronë të Rusisë në Ukrainë, vendi rrezikon të izolohet, ekonomia e tij të dobësohet dhe lëvizja e protestës të inkurajohet.

Paralajmërimet gjithnjë e më të ashpra pasqyrojnë pikëpamjet e një garde të vjetër diplomatësh reformistë në rënie, por duket se i bëjnë jehonë një beteje të drejtpërdrejtë brenda qeverisë mbi strategjinë dhe politikën.

Hamid Aboutalebi, një ish i dërguar në BE dhe ish-këshilltar politik i presidentit të mëparshëm, Hassan Rouhani, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se “politika e jashtme iraniane është kapur nga ekstremistët”.

Në një intervistë për mediat vendase, ish-zyrtarri u shpreh se ka frikë se Irani kishte hedhur poshtë “një mundësi të artë” për të ringjallur marrëveshjen bërthamore dhe sugjeroi se vendi kishte braktisur neutralitetin e tij në Ukrainë, duke e lënë Teheranin të ekspozuar ndaj pretendimeve amerikane për krime lufte duke furnizuar dronë për përdorim kundër civilëve ukrainas.

Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka treguar mbështetjen e tij për Moskën, duke thënë se “nëse Rusia nuk do të kishte dërguar trupa në Ukrainë, do të ishte përballur me një sulm nga NATO më vonë”.

Ministria e Jashtme, pas disa mohimeve, pranoi se i kishte furnizuar Moskës një numër të vogël dronësh, por jo posaçërisht për përdorim në Ukrainë. Ministria ka mbetur evazive nëse do të furnizojë Rusinë me raketa apo do t’i kërkojë asaj të ndalojë përdorimin e dronëve të saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb