Ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët e posaçëm, por detajet priten të zbardhen në vijim.

Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb