SPAK ushtroi kontroll edhe bazat e Ervis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, pasi kishte dyshime rreth tij dhe zbuloi 3 miilionë euro cash.

SPAK ka mundur të dokumentojë edhe implikimin në veprimtari kriminale të Herigert Mitrit, i cili gjatë kohës  që drejtonte Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me vartësin Klodian Shahini drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark.

Herigert Mitri akuzohet po ashtu në bashkëpunim me Pëllumb Gjokës se organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

SPAK po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Megaaksioni u realizuar në bashkëpunim me autoritete belge, franceze, gjermane, spanjolle dhe italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: