Mario Kirev është futbollisti më i ri i Kamzës. Portieri bullgar ka arritur gjuhën e përbashkët me klubin e Kamzës. Lajmi është kofirmuar nga vetë faqja zyrtare në “Facebook” e klubit, ndërkohë që Kirev ka firmosur për një 1 vit me klubin e Kamzës.

“Portieri Mario Kirev prezantohet zyrtarisht në skuadrën tone. Bullgari, ashtu siç ishte bërë e ditur më parë, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin”, shkruhet  në faqen e Kamzës.

Kirev pritet të jetë një përforcim i vlefshëm për skuadran e drejtuar tashmë nga Klodian Duro, i cili zëvendësoi në stolin e kryqytetasve të shkarkuarin Bledar Devolli.

Kirev është aktivizuar me shumë skuadra, ku kulmi i tij ishte marrëveshja me kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin. Edhe pse nuk ia doli të aktivizohet për asnjë takim me fanellën bardhezi, Kirev qëndroi si pjesë e Juves për 3 vite.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: