Skerdilajd Curri është një ish-futbollistët e Kombëtares që pas ‘pensionimit’ nga futbolli ka nisur një aventurë të re drejt biznesit. Kavajasi që jeton në Gjermani zotëron një piceri të quajtur “rrsuhi” me të cilën është i zënë për 14 orë në ditë duke punuar.

Në një intervistë për “erzgebirge.de”, 41-vjeçari ka sqaruar se nuk është vetëm personi që jep urdhra për të punësuarit e tij, por e bën vetë punën e picierit. “I përgatis vetë picat dhe punoj përafërsisht 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë”, shprehet ish-futbollisti.
62353_telesport-al_2017
Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë së tij edhe fanellat e skuadrave, me të cilat ka luajtur disa sezone në futbollin gjerman, përfshirë Unterhaçing, Starnberg, Plauen, Erzgebirge Aue.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: