KOSOVA

Ish- futbollisti i Kukësit, Izair Emini i cili sot luan në Superligën e Kosovës ka rezultuar negativ në testin e dytë për COVID-19.

Ai rezultoi me koronavirus në testin e parë duke u bërë dhe futbollisti i parë në Kosovë që infektohej. Ai u habit pasi nuk kishte asnjë shenjë dhe madje dyshoi edhe në vërtetësinë e testit.

Tashmë ai është i shëruar plotësisht dhe i gatshëm për të përfaqësuar në sulm ekipin e Dritës në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb