Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet me probleme ligjore pasi u akuzua për operimin e paligjshëm të një ferme marihuane në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Mediat amerikane deklaruann se Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Angeles e ka akuzuar balerinin dhe koreografin për dy kundërvajtje, një për përfshirje në një aktivitet tregtar të palicencuar në lidhje me kanabisin dhe një për aktivitet tregtar pa licencë të përkohshme.

Akuzat u ngritën pas një operacioni policor në dhjetor të vitit 2024, kur u lëshua një urdhër kontrolli në shtëpinë e Smart në Los Angeles. Sipas policisë, u gjetën prova të kultivimit të kanabisit në shkallë të vogël deri të mesme.

Në momentin e kontrollit, ai ishte në praninë  e një  gruaje  identiteti i së cilës nuk  është  bërë i ditur.  Megjithatë, sipas burimeve në media,  ai ishte i vetmi i pyetur dhe i gjobitur, ndërkohë që gruaja nuk rezulton të ketë asnjë përfshirje në këtë rast.

Casper Smart u bë më i njohur për marrëdhënien e tij me aktoren dhe këngëtaren e famshme, me të cilën ishte së bashku, pa pushim, për pesë vjet, duke filluar nga viti 2011, menjëherë pas divorcit të artistes nga Marc Anthony. Ish-çifti u nda përfundimisht në vitin 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb