Zinedin Zidan është ëndrra e madhe e Juventusit, por në kohën kur ai duket i gatshëm dhe ua ka konfirmuar drejtuesve të “zonjës së vjetër” se është gati që të marrë drejtimin e skuadrës ku u bë i famshëm dhe fitoi trofetë e parë, përpara se të kalonte te Reali i Madridit, diçka ngec në Torino.

Klubi ka frikë se mungesë e pjesëmarrjes në Champions do të thellojë krizën financiare, pa menduar për një gjobë të mundshme që mund të vijë prej më shumë se 100 milionë eurosh, në rast se shpallen fajtorë për fshehjen e pagave të periudhës së COVID-it.

 

Dhe me gjithë këto vrima të mëdha ekonomike për të mbyllur, duket e vështirë që të kenë 10 milionë në vit për t’i ofruar Zinedin Zidanit./ Panoramasport.al

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: